Arifi: Privatizimi diskriminoi punëtorët

Arifi: Privatizimi diskriminoi punëtorët

14:06, 07/12/2020

Në Komisionin hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë është ftuar për raportim Haxhi Arifi, ish-anëtar i Bordit në Agjencinë Kosovare për Privatizim (AKP), aktualisht përfaqësues i sindikatave të punëtorëve/eo

Arifi gjatë raportimit në Komision ka thënë se në procesin e privatizimit është bërë diskimin i punëtorëve ku është bërë etnikisht spastrimi i vendeve të punës.

Arifi i pyetur nga anëtari i Komisionit Harullah Çeku nëse procesi i privatizimi në Kosovë ka qenë korrekt në raport me të drejtat e punëtorëve, është shprehur se si anëtarë i bordit të AKP-së, ka insistuar që të ketë një program për punëtorët që mbesin papunë gjatë procesit të privatizimit.

 

“Kërkesa ime e parë ka qenë që ta kemi një program për punëtorët që mbesin papunë gjatë procesit të privatizimit. Kurse kërkesa e dytë ka qenë që punëtorëve tu takoj 20 përqindëshi nga vitet 90 e këndej”, tha Arifi. “Privatizimi ka sukseset e veta, por ne si BSKP kemi parë diskriminim të punëtorëve ku”. Gjithashtu në Komision do të raportojnë edhe Ekrem Hajdari, ish-drejtor Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim dhe Mrika Tahiri, ish-drejtore Menaxhuese në Agjencinë Kosovare për Privatizim.

Anëtarët e këtij komisioni miratuan edhe listën e dytë të atyre që do të intervistohen për procesin e privatizimit.

Kryetari i Komisionit, Hajrullah Çeku, tha se në këtë listë bëjnë pjesë edhe disa ndërmarrje si “KEDS-i”, “Ferronikeli”, “Sharr Cem”, “Hotel Grandi”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco