Berisha për hidrocentralet: Kur kalkulohen nevojat, procesi është i pranueshëm

Berisha për hidrocentralet: Kur kalkulohen nevojat, procesi është i pranueshëm

12:05, 07/12/2020

Drejtori i Autoritetit të rajonit të pellgjeve lumore në Ministrinë e Ekonomisë, Gani Berisha, ka raportuar në Komisionin hetimor për procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve.

Duke iu referuar lëshimit të lejeve për operim me hidrocentrale për kompaninë "Kelkos Energy", ai ka thënë se duke u bazuar në ligj palët kanë aplikuar në vitin 2012 për të marrë lejet ujore.

Sa i përket dëmtimit të ujërave, Berisha ka thënë se çdo zhvillim që bëhet ka dëmtim e degradim të mjedisit, por sipas tij, kur kalkulohen nevojat atëherë procesi është brenda suazava të kontrollueshme dhe të pranueshme.

“Sa i përket lejeve ujore dhe koncesioneve ka pasur shumë debat. Këto janë dy procese paralele që nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën, varet prej interesit të Qeverisë se çfarë procedura dëshiron të zhvillojë. Në ligjin për partneritet publiko-privat thuhet se nuk organizohen koncesione për energji të ripërtrishme. Nuk ka mundur Ministria e Mjedisit në atë kohë të organizojë koncesione. Deri më 2016 nuk ka pasur diskutime publike për asnjë akt jo vetëm për lëshimin e lejeve ujore”, ka thënë ai.

Berisha iu është përgjigjur pyetjeve të deputetit Haxhi Avdyli.

“Si bazë të veprimit tuaj e keni Ligjin për ujërat ku keni lëshuar edhe leje ujore. A janë dëmtuar resurset ujore me ndërtimin e hidrocentraleve. Neni 72 përdorimi i ujërave me qëllim të shfrytëzimit të energjisë elektrike jepet leje ujore ndërsa për hidrocentrale jepet me koncesione. Pse deri sot nuk e keni respektuar këtë nen për koncesione por vazhdimisht keni dhënë leje ujore për shfrytëzim domethënë nuk është për prodhim? Procedurat e kushteve ujore. Kemi vërejtje nga institucionet e anëtarë të shoqërisë civile që nuk janë përcjellë sa duhet njoftimet për publikun për impaktin mjedisor. A keni pasur si zyrtare ndonjë diskutim publik dhe sa keni pasur kontakt me banorët e atyre zonave ku janë ndërtuar hidrocentralet. Si dhe a keni marrë ndonjë ankesë?”, ka pyetur Avdyli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco