Borxhlinjtë e Ujësjellësit këtë javë do të dërgohen te përmbaruesit privatë

Borxhlinjtë e Ujësjellësit këtë javë do të dërgohen te përmbaruesit privatë

11:44, 07/12/2020

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se ka nisur procedimin e konsumatorëve borxhlinj te përmbaruesit privatë.

Përmes një njoftimi dërguar mediave, KRU “Prishtina” kërkuar nga konsumatorët që të përmbushin obligimin ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit, ndërsa ua kujton edhe lehtësimi e kritereve për programimin e borxheve deri në 3 vjet.

“Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi. KRU ‘Prishtina’ sh.a., do të fillojë përfundimisht me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore tek përmbaruesit privatë (kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro). Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privatë krijon shpenzime shtesë për ju dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë”, ka njoftuar KRU “Prishtina”, raporton Zeri.info.

Sipas kësaj ndërmarrjeje, janë përgatitur 250 lëndë që të dërgohen në këtë javë te përmbaruesit privat, kryesisht lëndë me borxhe të larta, ndërsa paralajmërohet dërgimi edhe i 250 lëndëve tjera javën tjetër. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco