Alarmon Shoqata e Gastronomëve, kemi nevojë të mbijetojmë edhe në këtë fundvit

Alarmon Shoqata e Gastronomëve, kemi nevojë të mbijetojmë edhe në këtë fundvit

10:05, 07/12/2020

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi, tha se pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike nga Parlamenti i Kosovës, ekzekutimi i tij pritet të ndodhë vitin e ardhshëm, që do të thotë mjetet të kalojnë në llogari të bizneseve, punëtorëve, etj., vitin e ardhshëm.

"Ne falenderojmë Qeverinë, Parlamentin dhe partitë politike të Kosovës për përkrahje, mirëpo gjendja jonë momentale është shumë e rënduar. Ne kemi nevojë për ju më shumë se çdo herë tjetër. Kemi nevojë të mbijetojmë edhe në këtë fundvit!", tha Kollokoqi.

Kryetari i SHGK-së lut Qeverinë e Kosovës t'i lejojnë të punojnë! Jemi pranë festave si për qytetarët e Kosovës po ashtu edhe për diasporën, duam të ju qëndrojmë më afër në kohë më të gjatë pune dhe sado pak ta përmbyllim së bashku një vit të brishtë, duke u mundësuar kështu edhe bizneseve të mbijetojnë. Është mundësia jonë e fundit që sado pak të mbesim në këmbë këtë vit.

Sipas tij me 3 lule nuk qel pranvera! Nëse qendron ideja të lirohen masat vetëm për 3 netë të vitit të ri, atëherë për ne si gastronom mos e bëni fare. Siç e ceka, me 3 lule nuk qel pranvera!

Edhe Ekonomia njejt sikurse spitalet është rënduar tej mase, nëse ekziston dhe planifikoni lehtësimin e masave për fundvit, atëherë ne ju lusim ta bëni që tani! 

Ai shtoi se P.S. Delevry duhet urgjentisht me u liru!
 
"Nuk ka kuptim taxit me punu edhe jashtë kufizimit të orarit ndërsa delivery jo. Delivery nuk është ndalu edhe në shumicën e vendeve të botës, sepse njerëzit janë lodhur, dhe delivery është vetëm një ndihmes për gjithë ato nana që përveq punës po kryejnë edhe rolin e mësueses e kujdestares", tha kryetari i gastronomëve Petrit Kllokoqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco