Biznesmeni kosovar: KEDS-it është dashur moti ti merrej licenca

Biznesmeni kosovar: KEDS-it është dashur moti ti merrej licenca

08:35, 07/12/2020

Burim Piraj, pronar i industrisë së mishit “Meka”, ankohet se përballet në vazhdimësi me reduktim të energjisë elektrike.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se që nga nata e mbremshme përballet me mungesë të enërgjisë në fabriken e tij.

Sipas tij, KEDS-it është dashur moti ti merrej licenca sepse privatizimi është bërë me premtimin e Hashim Thaçit për 24 orë furnizim të rregullt me energji elektrike e në praktikë kurrë nuk u relalizua!

Shkrimi i plotë:

Në fabrikë energji elektrike nuk kemi për momentin nga nata e mbrëmshme!
Nga ana tjetër në KEDS telefoni është i bllokuar dhe nuk mund ta paraqesim prishjen!
Kur bëhet privatizim i suksesshëm nga baballarët e Kosovës!
KEDS-it është dashur moti ti merrej licenca sepse privatizimi është bërë me premtimin e Hashim Thaçit për 24 orë furnizim të rregullt me energji elektrike e në praktikë kurrë nuk u relalizua!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco