Mos ia mësyeni dyerve të Trustit, aplikimi vetëm online, afati i kufizuar

Mos ia mësyeni dyerve të Trustit, aplikimi vetëm online, afati i kufizuar

13:51, 06/12/2020

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, ka njoftuar se sot është dekretuar tërheqja prej 10%.

Sipas njoftimit të bërë në Facebook, aplikimi për tërheqje të 10% do të bëhet vetëm ONLINE dhe përmes një faqeje të veçantë interneti, shrkuan Syri Kosova.

“Pra, nuk keni nevojë që tani të krijoni qasje në eTrusti. Adresa e faqes së veçantë të internetit për aplikim të tërheqjes 10% dhe detajet tjera do të publikohen ditëve në vijim. Për aplikim janë në dispozicion 4 muaj. Prandaj, mos u brengosni nëse nuk mund të aplikoni që në ditët e para pas dekretimit” thuhet në këtë njoftim.

Po ashtu, kujtojmë që me votimin e Ligjit për Rimëkëmbje, u mundësua edhe kjo përqindje e tërheqjes së parave nga Trusti.

Të nderuar kontribuues, Tërheqja prej 10% është dekretuar sot, si pjesë e ligjit për rimëkëmbjen ekonomike. Aplikimi...

Posted by Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës on Sunday, 6 December 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco