Rimëkëmbja e zbehtë e qeverisë Hoti nuk ndihmon më të varfërit

Rimëkëmbja e zbehtë e qeverisë Hoti nuk ndihmon më të varfërit

13:38, 05/12/2020

Projektligji për rimëkëmbje ekonomike ka arritur të votohet të premten në Kuvendin e Kosovës, pas propozimit të disa amendamenteve nga Partia Demokratike e Kosovës, si kusht për të votuar projektligjin, me të cilat janë arritur votat e nevojshme për miratim.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se rreth 600 milionë euro arrin vlera financiare e këtij projektligji, me të cilën shumë do të përkrahen bizneset dhe qytetarët.

Por, ani se ky ligj kaloi, I njejti nuk kaloi pa u kritikuar si nga opozita poashtu edhe njohësit e ekonomisë.

Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje,  ka akuzuar partinë tjetër në opozitë, PDK-në e cila sipas tij mundësoi  nje mashtrim te nadh te qeverise Hoti, kalimin e nje plani qe nuk ndihmon shumicen e qytetareve.

Zogiani përmes një shkrimi në Facebook, shkruan se ky ligj nuk ndihmon më të varfërit.

“Keto dhe mashtrimet e tjera zakonisht kane qene genjeshtra kembeshkurtera te kesaj partie qe kane pasur per qellim te mashtrojne opinionin publik. Zakonisht taktikat e tilla duken si fitore ne afat ditor, por qe shume shpejt demaskohen...Prandaj PDK ne vazhdimesi ka humbur perkrahjen e qytetareve, sepse eshte marrur me propaganda ditore, pa nje vizion afatgjate!” shkruan Zogiani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të qeverisë Hoti po e konsideron se është vetëm në interesa të grupeve të interesit, e jo të qytetarëve.

Murati gjatë seancës së jashtëzakonshme tha se qeveria Hoti në vend se ndihmojë të varfëritë, po iu merr atyre taksë prej TVSH-së që t’ia rimburëson paret e Trustit dikujt që ka rrogën 2000 euro.

“Një fukara atje që pagunë tash kur blen bukë e qumësht, ajo TVSH merret prej atij fukaraje e i jepet dikujt që i ka rrogat 2000 euro për me ia rimbursuar paret e trustit. Këqyrë çfarë politika bëjnë këta. Në vend që në një kohë pandemie, me u fokusuar të gjithë me qenë më solidarë dhe me iu ndihmu shtresën më të varfër, këta shkojnë marre prej fukarenjve që me iu marrë atyre që kanë. Tash më tregoni a është ky ligj për interesa të qytetarëve, a grupe të interesit”, tha ai.

Se ky Projektligj nuk pritet të ndihmojë shumë punëtorët e sektorit privat, por më shumë ata të sektorit publik, e tha edhe kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi.

Ai tha se janë mbi 100 mijë punëtorë të cilët do të përfitojnë më pak se 20 euro nga kjo pako.

“Nuk do të jetë për punëtorët e sektorit privat sepse mbi 100 mijë punëtorë do të përfitojnë nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike, tetë, nëntë, eventualisht 10 euro, eventualisht deri në 20 euro do të jetë maksimumi, për mbi 100 mijë punëtorë, që do të thotë se për pakon e rimëkëmbjes ekonomike prapë do të jenë simulues për sektorin publik se sa për sektorin privat”, ka thënë Azemi.

Azemi vlerëson se amendamentet e propozuara nga PDK-ja janë pozitive, megjithatë shton se mosvotimi deri më tani nuk do shfajësojë Qeverinë e Kosovës, për dëmet që i ka shkaktuar këtij sektori.

“Uroj që kjo pako me në fund të votohet, janë sinjalet që kjo do të votohet megjithatë, do të thotë e keqja që e kanë bërë deri me tani nuk ka shfajësim. Është një pako më e avancuar se sa që ka qenë ajo. Pako më e avancuar është sepse punëtorët nën 10 mijë euro kursime do të simulohen, ose të rimbursohen mjetet e tyre që nga viti 2023, dhe është parapa që punëtorët që kanë humbur vendin e tyre të punës të paguhen për tre muaj nga 300 euro”, thotë ai.

Kur mund të hyjë në fuqi Projektligji për rimëkëmbje ekonomike?

Sipas Kushtetutës së Republikës se Kosovës, projektligji i miratuar nga kuvendi nënshkruhet nga kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe shpallet nga presidenti i Republikës së Kosovës tetë ditë pasi të ketë marrë ligjin. Nëse presidenti gjatë kësaj periudhe nuk merr asnjë vendim për shpalljen ose kthimin e tij, ligji konsiderohet i shpallur, pa nënshkrimin e presidentit dhe publikohet në Gazetën Zyrtare.

Ligji hyn në fuqi 15 ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, përveç nëse, në vetë ligjin nuk përcaktohet ndryshe.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco