Kuçi mohon se Kelkosit i është dhënë leje për operimin e hidrocentraleve në Deçan

Kuçi mohon se Kelkosit i është dhënë leje për operimin e hidrocentraleve në Deçan

09:29, 12/11/2020

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka mohuar se kompanisë Kelkos i është dhënë leje për operim të hidrocentraleve në Bjeshkët e Deçanit.

Ai ka thënë se kjo kompani është në proces, porse ende nuk i ka plotësuar kushtet.

Kuçi ka shtuar se leja do t’i jepet pasi t’i plotësoj kushtet.

“Gjithçka që ka qenë një procedura e është ligjore, Kelkos jo sepse është në proces, ka pas me i plotësu disa kushte por ende nuk i kemi dhënë leje mjedisore. Kjo temë nuk është e mëngjesit sepse duhet me i pyet mekanizmat shtetëror që i kemi, në moment që i plotëson të gjitha kushtet ne i japim leje, por deri tash nuk i ka plotësuar”, ka thënë ai.

Këto komente Kuçi i ka bërë gjatë kohës sa ishte duke shkuar në takimin e ZRRE-së.

Të mërkurën në mbrëmje deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë, në takimin e saj i cili mbahet sot e ka në agjendë, shqyrtimin e aplikacionit (Licences) për kompaninë në fjalë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco