'Kanë vendosur të shkatërrojnë çdo gjë', Pacolli akuzon Blerim Kuçin

'Kanë vendosur të shkatërrojnë çdo gjë', Pacolli akuzon Blerim Kuçin

08:25, 12/11/2020

Deputetja e LVV, Fitore Pacolli ka thënë se në emër të energjrisë së ripërtrishme kanë bërë krim ekologjike duke ndërtuar hidrocentrale, ajo shtojë se kanë vendosur të shkatrrojnë çdo gjë – shkruan SYRI.net

“Kanë vendosur të shkatërrojnë çdo gjë në këtë vend sa më shumë që munden e për aq kohë sa munden për interesat e tyre private. Viteve të fundit ia kanë mësyrë lumenjëve anë e mbanë vendit”.

“Në emër të energjisë së ripërtrishme kanë bërë krim ekologjik duke ndërtuar hidrocentrale edhe në zonat e rëndësisë së veçantë natyrore. Kanë lënë qindra fshatarë pa ujë të pijes dhe ujitjes, kanë dëmtuar rëndë florën dhe faunën dhe kanë vënë në rrezik qëndrueshmërinë e parqeve nacionale”.

Tutje ajo ka thënë se të gjitha këto po behën pa transparencë e pa standarde mjedisore.

“Pa transparencë, pa standardet mjedisore dhe me manipulime kanë vazhduar e po vazhdojnë akoma”.

“Sot, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka në agjendë shqyrtimin e aplikacionit (Licencës) për kompaninë "Kelkos" e cila ka operuar pa plotësimin e kushteve dhe shkaktuar dëm të pa riparueshëm në bjeshkët e Deçanit. E akoma pa bërë rehabilitimin e dëmeve të shkaktuar e pa plotësuar kriteret Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit i ka lëshuar leje mjedisore”.

“Për këtë Ministri duhet të jap përgjegjësi”.

“Ministri nuk ka bazë ligjore për të lëshuar leje të ndara për hidrocentralet HC Belaje dhe HC Deçani. Nuk ka bërë vlerësimi i ndikimit në mjedis dhe nuk ka publikuar se çfarë kritere paska plotësuar kompania "Kelkos" që qenka pajisur me leje. Nuk ka as vlerësim që kompania ka rehabilituar dëmin e shkaktuar” – përfundon shkrimin e saj në Facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco