Trusti tregon se a humbën miliona euro të kursimeve të kosovarëve

Trusti tregon se a humbën miliona euro të kursimeve të kosovarëve

11:44, 11/11/2020
Ditë më parë është raportuar se Trusti ka pësuar qindra miliona humbje.
 
Lidhur me këtë lajm ka reaguar Trusti, duke i quajtur të pavërteta këto raportime.
 
"Jua konfirmojmë se lajmi ka qenë (dhe është) krejtësisht i pavërtetë. Trusti, në këtë moment, është me rezultat pozitiv mjaft të kënaqshëm. Deri më 6 nëntor 2020 kemi rritje nga investimet prej 35 milionë euro për këtë vit. Ndërsa rritja e vlerës së mjeteve nga investimet prej themelimit ka shkuar në 518 milionë euro"
 
Mirëpo, sipas Trustit, kjo nuk do të thotë që gjithnjë do të kemi rritje dhe kthim pozitiv.
 
Ky institucion tutje, në sqarim ka bërë të ditur për opinionin që të mos bazohet në deklarata të pabazuara dhe të pavërteta, që edhe i dezinformojnë kontribuuesit edhe e dëmtojnë imazhin e institucionit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco