Mbledhja e Komisionit për Buxhet shtyhet për në ora 13:00

Mbledhja e Komisionit për Buxhet shtyhet për në ora 13:00

11:34, 11/11/2020

Ka dështuar për herë të dytë brenda ditës të mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Transfere për shkak të mungesës së kuorumit.

Në këtë mbledhje kanë qenë në rend dite shqyrtimi i tri raporteve të pranuara nga komisionet tjera si dhe miratimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

“Kemi pranuar tri raporte nga komisionet dhe kërkohet që ta miratojmë projektligjin për rimëkmëbje nuk ka kuorum të mjaftueshëm që të procedohet rendi i ditës. Po e  mbyllin për shkak të mungesës së kuorumit për të vazhduar në orën 13”, tha kryesuesi i Komisionit Hekuran Murati.

Mbledhja e këtij Komisioni për mungesë kuorumi kishte dështuar edhe më parë gjatë ditës, ku edhe pas 20 minutave pauzë nuk kishte  mundësi të vazhdohej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco