Hoti informon komunitetin e biznesit për masat e reja

Hoti informon komunitetin e biznesit për masat e reja

11:34, 11/11/2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka informuar komunitetin e biznesit pra masave të reja për menaxhimin e situatës me pandeminë COVID-19, që sot pritet të bëhen publike.

 

Sipas një njoftimi nga Qeveria, takimi me komunitetin e biznesit “kishte karakter konsultativ dhe informues”.

Qeveria po mendon të marrë disa masa, ndër të cilat parashihej karantinimi dhe pezullimi i veprimtarive të ndryshme në komunat ku shifrat e rasteve të reja janë të larta.

“Masat e reja janë propozuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në përputhje me protokollet e përdorura në vende te BE-së, konform gjendjes pandemike në vend. Përfaqësuesit e komunitetit të biznesit e falënderuan Kryeministrin Hoti për mbështetjen e deritanishme financiare, në vlerë prej 60 milionë euro dhe shprehën mirëkuptim për masat e reja. Por nënvizuan nevojën e vazhdimit të mbështetjes nga ana e Qeverisë për këtë komunitet”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco