Kosova drejt mbylljes së dytë, Kuvendi tallet me Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

Kosova drejt mbylljes së dytë, Kuvendi tallet me Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike

09:56, 11/11/2020 Nga D.G.

Të mërkurën Projektligji për rimëkëmbje ekonomike del në lexim të dytë në Kuvend.

Pas shtatë tentimeve deputetët e Kuvendit të Kosovës arritën që ta kalojnë në lexim të parë projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.

Por votimi i dytë ditën e sotme, duket se do të dështoj.

Qeveria Hoti, në Kuvend pritet të mos e ketë mbështetjen e deputetëve, kjo pasi deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se partia e tij kanë vendosur të mos marrin pjesë për një javë në seancat e zhvillimet tjera të Kuvendit.

Kundër këtij projektligji në vazhdimësi është deklaruar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Qeveria nuk do të ketë prezent as deputetin Etem Arifi, i cili gjendet në burg i dënuar për veprën penale mashtrim me subvencione, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi i dy deputetëve nga AKR-ja, Behgjet Pacolli dhe Mirlinda Sopi Krasniqi.

Për më tepër, votën e kryeparlamentares Vjosa Osmani dhe deputetit Haxhi Avdyli, koalicioni qeverisës nuk e kanë të garantuar, pasi të njejtit votuan pro në lexim të parë, me kusht që në këtë projekligj të përfshihen edhe sygjerimet e tyre.

Kujtojmë se Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike, në lexim të parë mori 64 vota, ku katër votat e Osmanit, Avdylit, Pacollit e Sopi Krasniqit, ishin vendimtare që ky projektligj të kaloj.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco