Bizneset kosovare përkrahen me mbi 10 milionë dollarë nga Banka Botërore

Bizneset kosovare përkrahen me mbi 10 milionë dollarë nga Banka Botërore

19:13, 10/11/2020

Zëvendësuesja e Sekretares së Përgjithshme, Gentiana Islamaj, zhvilloi takim virtual me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, ku u diskutua ecuria e projektit “Konkurrueshmëria dhe gatishmëria për eksport”, raporton Syri net Kosova.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij projekti për përkrahje për bizneset kosovare dhe që përmes një vlere me mbi 10 milionë dollarë do t’u shpërndahen bizneseve në formë të granteve brenda dy vitesh. Kjo përkrahje do t’i ndihmojë bizneset vendore për rimëkëmbje pas dëmeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Po ashtu, Islamaj njoftoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për aktivitetet dhe iniciativat të cilat i ka ndërmarrë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë për t’i dalë në ndihmë sektorit privat, me fokus të veçantë ndryshimet legjislative dhe shpërndarja e granteve për biznese të ndryshme dhe bizneset të cilat janë në pronësi të grave.

Ndërsa, Përfaqësuesit e Bankës Botërore theksuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kanë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë dhe ofruan mbështetjen e tyre në zbatimin e këtij projekti, i cili do të ndihmojë bizneset vendore të rikuperohen nga pandemia COVID-19.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco