Ministri i Infrastrukturës në aeroport për masat anti-COVID

Ministri i Infrastrukturës në aeroport për masat anti-COVID

16:11, 10/11/2020

Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, bashkë me drejtorin e përgjithshëm të Autoritetit të Aviacionit Civil, Bujar Ejupi, kanë vizituar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku u mbikëqyren masat e ndërmarra nga operatori i aeroportit LIMAK, me qëllim të frenimit të përhapjes së COVID-19.

Ministri Abrashi tha se në këtë kohë pandemie, masat e ndërmarra për t’u mbrojtur nga Covid-19 janë esenciale për funksionimin e aeroportit

“Në bazë të raporteve të inspektorëve të AAC-së gjatë zhvillimit të mbikëqyrjes së rregullt të masave të ndërmarra nga operatori në periudhën qershor-tetor dhe situatës së konstatuar gjatë vizitës, ka një shkallë të kënaqshme të zbatimit të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19, të parashikuara sipas Urdhëresës Administrative të aprovuar nga AAC”, tha ministri Abrashi.

Gjatë vizitës zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, shpalosën masat e ndërmarra siç janë:  Aktivizimi i tunelit automatik dezinfektues në hyrje të terminalit për çdo udhëtar;  Mbikëqyrja e temperaturës trupore për çdo udhëtar në nisje përmes kamerës termike;  Zbatimi i masave nga protokolli i shëndetit në aviacion gjatë kontrollit fizik të udhëtarëve.

Autoriteti i Aviacionit Civil do të vazhdojë në baza të rregullta mbikëqyrjen e zbatimit të këtyre masave të cilat bazohen në planin e veprimit të operatorit dhe protokollit të shëndetit në aviacion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco