Xhafa: Nuk jam anëtar i asnjë partie, në KRU “Prishtina” jam si profesionist

Xhafa: Nuk jam anëtar i asnjë partie, në KRU “Prishtina” jam si profesionist

13:09, 10/11/2020

Kryeshefi ekzekutiv i Kompanisë së Ujësjellësit “Prishtina”, Sokol Xhafa, ka mohuar se ai është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje apo ndonjë partie tjetër politike.

Gjatë raportimin në Komisionin për Mbikqyrje të Financave ai ka thënë se është inxhinier dhe se para se të emërohej në këtë pozitë ka qenë drejtor teknik në KRU “Prishtina”, shkruan eo. “Unë jam inxhinier me profesion dhe jam profesionist, s’jam anëtar i asnjë partie politike e as skam qenë anëtar i VV-së. Kam qenë drejtor teknik në KRU, andaj e kam tani këtë pozitë”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco