Pandemia nuk ua le shenjë, kjo komunë e Kosovës shpall tender për të dekoruar qytetin për Vitin e Ri!

Pandemia nuk ua le shenjë, kjo komunë e Kosovës shpall tender për të dekoruar qytetin për Vitin e Ri!

11:01, 10/11/2020

Festat e fundvitit po afrohen, ndërkohë që komuna e Vushtrrisë ka hapur një tender për dekorim.

Ani pse ditëve të fundit, dukshëm është rritur numri i të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë, dhe nuk përjashtohet mundësia e rikthimit të 7 komunave në karantinë.

Kështu, komuna e cila udhëhiqet nga Xhafer Tahiri i LDK-së, ka bërë publik njoftimin për tender, ditë më parë.

Për tenderin në fjalë janë ndarë 10 mijë e 867,80 euro.

Përshkrimi i shkurtër i lëndës së kontratës thotë:

“Ka të bëj me dekorimin e qytetit, me materiale vetanake të operatorit ekonomik, për shfrytëzim vetëm për kohën e caktuar të festave të fundvitit, të cilat operatori ekonomik – i sjell, i monton, i funksionalizon, i demonton dhe i merr përsëri prapa”.

“Do të bëhet dekorimi i qytetit për festa të fundëvitit ,për ma shumë informata rreth sasive referoju aneksit nr.1 të dosja e tenderit te specifikat teknike.”, thuhet mes tjerash në njoftimin për tender.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco