Këshilli i Grevave të Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve ka njoftuar se gjatë ditës do të tregojë për hapat që do të ndërmarrën në raste të mos gjetjes një zgjidhje për zhbllokimin e llogarive bankare të Telekomit.
Kryetari i Sindikatës, Lamih Balaj ka thënë se gjatë protestës së mbajtur të premten kanë dhënë kohë deri sot në ora 16:00 të gjente një zgjidhje.
Nëse nuk bëhet zgjidhje sipas tij, do të ketë protesta dhe greva të punëtorëve.
Më 26 tetor, janë bllokuar llogaritë bankare të Telekomit, ndërsa më 30 ka filluar tërheqja e mjeteve nga llogaritë e Telekomit, shkaku i borxhit që ka kjo e fundit ndaj Z-Mobile.
© SYRI.net