Kjo është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps

Kjo është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps

11:24, 09/11/2020

Të shtunën dhe të dielën Ministria e Shëndetësisë riktheu karantinën për shtatë komuna, duke mbyllur kështu edhe shumë biznese.

 

Reagime të shumta erdhën nga bizneset, e Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka kundërshtuar edhe me protesta. Ndërsa gjatë ditës së sotme kanë thënë se nuk do të pranojnë asnjë mbyllje e cila nuk do të ketë edhe mbështetjen e qeverisë.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi derisa ka shpërndarë reagimin e gastronomëve thotë se kjo javë është vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë në kolaps, duke theksuar se për rimëkëmbje as nuk diskutohet.

Veç kësaj, Rukiqi ka potencuar se para rimëkëmbjes duhet të sigurohet mbijetesa.

“Në rritje rezistenca për mbyllje nga ana e bizneseve, sidomos mbyllje pa e siguruar asnjë mbështetje financiare. Sot në mëngjes kam pranuar edhe dhjetëra thirrje nga sektorët tjerë:

– Tregtia me pakice

 

– Qendrat tregtare

 

– Ndërtimi

 

– Transporti

Është javë vendimtare për mosdërgimin e ekonomisë ne kolaps. Për rimëkëmbje as nuk diskutohet. Tani para rimëkëmbjes duhet te sigurohet mbijetesë”, ka shkruar Rukiqi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco