Rritet çmimi i grurit dhe i kompletit të vezëve në Kosovë

Rritet çmimi i grurit dhe i kompletit të vezëve në Kosovë

10:11, 08/11/2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës së fundmi publikoj statistika për çmimet në bujqësi.

Nga statistikat e publikuara, shihet që nga muaji korrik deri në shtator, çmimi i i disa produkteve është rritur.

Çmimi i grurit për një kilogram ishte 18 cent në muajin korrik, pastaj në shtator është bërë 21 cent.

Kurse komplet 30 copë i vezëve në korrik ishte 2 euro, kurse në shtator është 2 euro e 10 cent.

Rritje të çmimit ka pësuar edhe kilogrami i patateve. Në korrik ishte 31 cent kurse në shtator është bërë 33 cent.

Sado që janë të vogëla këto lëvizje të çmimeve, ndikojnë në xhepin e qytetarëve

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco