A po e mendojnë pronarët e lokaleve t’ju ndalojnë hyrjen politikanëve nëpër kafiteri

A po e mendojnë pronarët e lokaleve t’ju ndalojnë hyrjen politikanëve nëpër kafiteri

12:41, 07/11/2020

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës  ka menduar ti shpallin persona non –grata.

Të pyetur nga gazetarët nëse e kanë menduar t’i shpallin qeveritarët persona të padëshirueshëm dhe të mos i lejojnë të futen në lokalet e tyre, Petrit Kllokoqi nga kjo shoqatë është përgjigjur se e kanë menduar një gjë të tillë, raporton Syri net Kosova.

“E kemi menduar t’i shpallim persona non-grata, por problemi ynë nuk është me ta, por vetëm duam t’u tregojmë se jemi hallexhinj”, u përgjigj ai.

Sipas tij, masat e reja nga Qeveria e Kosovës, nuk i shohim të arsyeshme me i mbyll bizneset.

“Ne nuk jemi në pajtim me masat e reja që i ka pru qeveria e Kosovës, nuk i shohim të arsyeshme me i mbyll bizneset kosovare edhe me i lenë kufijtë hapur me shko ato pare të cilat na kanë mbetur me i shpenzo në vendet e rajonit , Shqipëri, Maqedoni “, ka thënë Kllokoqi , raporton Syri net Kosova.

Po ashtu ai ka thënë se thirrjet tona të vazhdueshme kanë qenë me kërku subvencionim për paga mbulim të qirasë , shtyrje të deklarimeve, shtyrje të kredive.

Ai u shpreh se gastronomët nuk po mund të dalin prej kësaj krize.

“Gastronomët nuk po mund me ja dal më kësaj krize masat janë ashpërsu tepër ndërsa shpenzimet po vazhdojnë , bankat po vazhdojnë duke i kërku këstet edhe çdo problem tjetër që po na sjellin këto masa, ku shteti asnjëherë nuk ishte në gjendje që të ulet dhe të ofrojë di}ka gastronomisë së bizneseve në këtë rast për t’iu marr diçka”, tha ai, raporton Syri net Kosova.

Po ashtu Shoqata e Gastronomëve ka paralajmëruar edhe protestë të hënën.

“Ne me këtë protestë vetëm e kemi paralajmëro protestën e të hënës ku do të jetë masive dhe do të  shpaloset në ditët në vijim nga shoqata e Gastronomëve të Kosovës”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco