Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor/Qeveria nuk ka bërë konsultim me ne

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor/Qeveria nuk ka bërë konsultim me ne

11:50, 07/11/2020

Qeveria e Kosovës gjatë ditës së djeshme mori masa të reja kundër koronavirusit për fundjavë.

Ata futën në karantinë 7 qytete të Kosovës, duke ndalur hyrje/daljet, vetëm në disa raste specifike.

Po ashtu, transporti u ndalua në këto qytete. Rreth kësaj teme, për Indeksonline foli kryetari I Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj.

Sipas tij, vendimi është I paqartë pasi nuk e specifikon se për çfarë transporti bëhet fjalë.

“Vendimi është i paqart, asnjëlloj konsultimi nuk është bërë, as në emër të Odës Ekonomike, e as me Shoqaten e transportit. Është vendim athook. Nuk po caktohet a ka te bej me transportin hekurudhor, ndërkombëtar apo ndërurban. Nga ajo qe e pash une ka te bëj me transportin nderurban që ka të bej me transportin mes qyteteve”, u shprehë Kurtishaj.

Përmes një postimi në Facebook, Ruzhdi Kurtishaj ka bërë thirrje tek të gjithë kompanitë e transportit rrugor që të respektohen vendimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco