Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet në 2021, e thotë Isa Mustafa

Autostrada e Dukagjinit nuk do të ndërtohet në 2021, e thotë Isa Mustafa

19:33, 06/11/2020 Nga AZH

Përkundër që në buxhetin për 2021 është përfshirë ndërtimi i autostradës së Dukagjinit, si duket ajo nuk do të ndodh. Së paku kështu është shprehur kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një bisedë për Syri Kosovën.

Ai thotë se ky buxhet që është planifikuar nga qeveria Hoti nuk është i mjaftueshëm për ndërtimin e një autostrade siç është ajo e Dukagjinit.

“Në vitin 2021 Kosova nuk ka hapësirë buxhetore të ndërtojë autostrada të reja. Mund të bëjë përgatitje edhe për Autostradën e Dukagjinit, por duhet të shohim se sa na kushton, çfarë është kostoja oportune dhe çfarë është kost-benefiti për investime të tilla në të ardhmen”.

LDK edhe në kohën e Qeverisë Kurti ishte kundër ndërtimit të kësaj autostrade, për me tepër e largoi nga planifikimi për ndarje të buxhetit për të.

E kur tash janë në koalicion me AAK-në, kjo autoudhë hyri sërish në projektbuxhet për vitin 2021.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco