LDK e PDK shkarkojnë dy anëtarë të bordit të 'KRM UNITETI'

LDK e PDK shkarkojnë dy anëtarë të bordit të 'KRM UNITETI'

20:00, 03/11/2020

LDK  e PDK kanë shkarkuar dy anëtarë të bordit të KRM Uniteti, shkruan Syri.net Kosova.

"Sot, kuptova se Komisioni Komunal i Aksionareve i perbere nga LDK dhe PDK ka marr vendim per shkarkimin e dy anetareve te Bordit te KRM UNITETI, Kushtrim Januzi dhe Alajdin Avdullahi. Juristet e din se çdo vendim e ka edhe pjesen e arsyetimit, por qe tek ky vendim mungonte kjo pjese, gje qe na tregon se ky vendim eshte krejtesisht politik.
Kur e ka marr Bordi aktual mandatin me 2018, disa muaj me pas jam zgjedhur edhe une Kryeshef, kompania ka qene ne kolaps total. Punetoret ishin prapa deri ne 6 rroga, kompania tronditej cdo dite nga kerkesat e kreditoreve permes permbaruesve privat, perderisa ne vitin 2020 nuk kemi pasur raste qe dikush i ka zbrazur llogarit permes permbaruesve, pasi qe kemi arritur t'i rrisim te hyrat dhe t'i kryejme obligimet e prapambetura dhe obligimet rrjedhese. Ne raport me vitin 2018, me 2019 kompania i ka rritur te hyrat per me shume se 20%. Po ashtu edhe ne nente muajt e pare te vitit 2020 kemi mbi 20% ngritje te te hyrave ne raport me vitin 2019. Prandaj, besojme se jemi e vetmja ndermarrje publike ne Kosove me nje ngritje te tille te te hyrave.
Mirepo, kur politika i fut duart ne kete kompani publike, ajo patjeter se rrezikohet te merr rrugen e gabuar.
Sa per informim, ne fund te muajit korrik dy partite me te medha opozitare ne Mitrovice PDK e LDK kane arritur qe ta bejne shumicen e asambleisteve ne Kuvendin Komunal te Mitrovices dhe rrjedhimisht t'i zgjedhin anetaret e ri te Komisioneve te Aksionareve te ndermarrejeve lokale. ", ka shkruar Morina në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, kuptova se Komisioni Komunal i Aksionareve i perbere nga LDK dhe PDK ka marr vendim per shkarkimin e dy anetareve...

Posted by Gazmend Morina on Tuesday, November 3, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco