KEK-u dhe Telekomi nënshkruajnë kontratën kornizë për tri vitet e ardhshme

KEK-u dhe Telekomi nënshkruajnë kontratën kornizë për tri vitet e ardhshme

15:50, 03/11/2020

Korporata Energjetike e Kosovës në një postim në rrejtin social “Facebook”, ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratë kornizë(tri vjeçare) me Telekomin e Kosovës, raporton Syri net Kosova.

Ku afër 4000 punëtorë të KEK-ut, tri vitet e ardhshme do të kenë çasje në shërbimet më të reja të Vala-s

“Afër 4000 punëtorë të KEK-ut, tri vitet e ardhshme do të kenë çasje në shërbimet më të reja të Vala-s dhe do të përfitojnë nga rrjeti i shpejtë i internetit, që kësaj korporate do t’ua lehtësojë në masë të madhe sistemin e operimeve ditore”, thuhet në njoftim.

Ndërsa kryeshefi, Ekzekutiv i KEK-ut, Luigj Imeri ka thënë se nënshkrimi i kontratës mes këtyre dy ndërmarrjeve paraqet vazhdimin e bashkëpunimit dhe mirëbesimit mes dy ndërmarrjeve publike të Kosovës.


Kurse nga ana tjetër, Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Zeqir Kiqina bëri të ditur se është tejet i entuziazmuar për nënshkrimin e kontratës me KEK-un, duke thelluar kështu edhe më tepër partneritetin reciprok.

Më poshtë keni postimin e plotë:

KEK-u dhe Telekomi nënshkruajnë kontratën kornizë për tri vitet e ardhshme Ndërmarrja më e madhe publike në vend,...

Posted by Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a on Tuesday, November 3, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco