Trusti e mbyll vitin me fitime përkundër rënieve në pandemi

Trusti e mbyll vitin me fitime përkundër rënieve në pandemi

08:53, 01/11/2020

Ekonomistët vlerësojnë se Fondi e Kursimeve Pensionale të Kosovës është menaxhuar mirë. Brenda saj mban goxha para. Madje gjatë pandemisë Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës u bë një shpresë per qyetetarët se mund të marrin 10% nga kursimet e tyre.

Edhe pse pandemia ka ndikuar në rënien e të hyrave për shumë institucione, Trusti ka menaxhuar mirë këtë gjendje. Madje ky institucion është më i qëndrueshëm në aspektin financiar, se sa vitin e kaluar. Demi thotë se nuk janë në gjendjen që kanë planifikuar, por janë të kënaqur me nivelin që janë. Se trusti është mënaxhuar mirë e thonë edhe njohësit e çështjeve ekonomike.

Ymer Havolli thotë se rënia në trust ishte e vogël krahasuar me rënien e  ekonomisë botërore. Havolli përmend edhe dy faktorët të cilët mund të ndikojnë në lëvizjet financiare në trust.

Gjatë pandemisë Ministria e Financave ka marrë vendim se qytetarët mund të marrin 10% të trustit. Ky vendim pritet të votohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco