Raporti/Ja si pësoi rënie transporti i mallrave me tren në Kosovë

Raporti/Ja si pësoi rënie transporti i mallrave me tren në Kosovë

18:09, 30/10/2020 Nga Blerta Agushi

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit", për tremujorin e tretë (TM3) 2020, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor, rrugor dhe telekomunikimin.

Në raport thuhet se transporti hekurudhor ka pësuar rënie të madhe, shkruan Syri net Kosova.

Në territorin e Kosovës janë gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport.

 Në tremujorin e tretë (TM3) të vitit 2020, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte rreth 15 mijë, ku krahasuar me TM3 të vitit 2019, numri i udhëtarëve është zvogëluar për (-48.97%), shkruan Syri net Kosova

Ndërsa, transporti i mallrave me tren në TM3 2020 ishte rreth 16 mijë ton, ku krahasuar me TM3 2019 ka një rënie prej (-86.12%).

Sa i përket numrit të fluturimeve, në TM3 të 2020 është 1 212 fluturime, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2019) ka një rënie prej (-58%). Numri i udhëtarëve që kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 275 mijë, e që në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2019) ka një rënie prej(-64.85%).

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco