1 milion euro janë dëmet nga vjedhjet e ndriçimit të autostradës 'Ibrahim Rugova'

1 milion euro janë dëmet nga vjedhjet e ndriçimit të autostradës 'Ibrahim Rugova'

16:59, 26/10/2020

Afër 1 milion euro është vlerësimi i dëmeve që e ka bërë Ministria e Infrastrukturës nga vjedhjet e kabllove që kanë ndodhur  në ndriçimin e autostradës ‘Ibrahim Rugova” nëpër kohë.

Ndërsa ndriçimi në autostradën ‘Arbën Xhaferi”, qëndron më mirë, përjashtim një vend që është vjedh një trafo, raporton Syri Kosova.

Në një përgjigje me shkrim nga Ministria e Infrastrukturës për Syri Kosova, kanë konfirmuar se kanë ndodhur shumë vjedhje dhe është dëmtuar ndriçimi.

“Nëpër kohë kanë ndodhur shumë vjedhje në kabllove të ndriçimit kryesisht në auto-udhën ‘Ibrahim Rugova’. Dëmi financiar është afërsisht 1 milion euro në auto-udhën ‘Ibrahim Rugova’”, thuhet në përgjigje. 

Në Ministri thonë se i kanë planifikuar 1 milion euro për t’i investuar dhe është shpallur tenderi për ta rregulluar ndriçimin në autostradën ‘Ibrahim Rugova’.

“Është shpallur tenderi dhe është në proces të prokurimit. Janë parashikuar 1 milion euro për aktivizimin e të gjithë ndriçimit nga Morina në Besi. Ndërsa në Arbën Xhafer është funksionalë ndriçimi, përjashtimisht në një vend pushimorja në Doganoj është vjedhur trafo. Policia e Kosovës ka bërë proces verbal për këtë vjedhje dhe organet e drejtësisë janë duke u merr me rastin”, thuhet në përgjigje. 

 Në Ministri thonë se kanë bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës dhe kanë plan detaj për ta ruajtur ndriçimin e autostradës.

“Me Policinë e Kosovës kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm dhe atë na baza ditore. Bashkë me Policinë e Kosovës dhe kompanitë e mirëmbajtjes kemi bërë plane të detajuara që ta ruajmë ndriçimin nëpër auto-dhët e Kosovës”.

Autostrada “Ibrahim Rugova”, është lëshuar për qarkullim në vitin 2013, ndërsa punë kryerës ka qenë konzorciumi “Bechtel-Enka”.

Ndërsa autostrada “Arbën Xhaferi”, është përuruar në muajin maj të vitit 2019 , ndërsa punë kryerës ka qenë konzorciumi “Bechtel –Enka” /B.A/Syri Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco