Shpend Ahmeti hedh dyshime të rënda, a është e para vjedhje 2 milionëshe në Thesarin e Shtetit

Shpend Ahmeti hedh dyshime të rënda, a është e para vjedhje 2 milionëshe në Thesarin e Shtetit

15:43, 26/10/2020

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmti, ka hedhur dyshime të rënda për vjedhjen e 2 milionëve nga Thesari i Shtetit, shkruan Syri.net Kosova.

"Në serialin tashmë të njohur të Netflix, Ozark, Jason Bateman e luan një shpërlarës të parave që punon për një kartel meksikan të drogës.  
Kur kryeshefi i kartelit e zbulon se disa nga kolegët e Martyt (karakteri i Bateman) kishin vjedhë para nga karteli, i mbledh avokatët dhe në kërcënim të vrasjes ja u ben një test pyetje, në qoftë se ata duan të shpëtojnë.
Ju thotë, Pastruesen në shtëpi që e kam pas qe 20 vite e kam zënë që mi ka vjedh 10 dollarë.  Cka duhet me vepru me të?  Ata të parët i thonë se duhet me ja fal se pak para, hera e parë etj etj.  Përgjigje e gabuar sipas atij.  
Marty i thotë duhet ta largosh nga puna menjëherë.  
Në pyetjen pse, ai thotë: nuk është hera e parë që të ka vjedh, është hera e parë që e ke zënë. 
Edhe me vjedhjen e thesarit në Kosovë.  A ka garancë që kjo është hera e parë që ka vjedhë dikush me këtë metodë, e jo hera e parë që i kanë zënë?", ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Postimi i plotë:

Re: Vjedhja në thesar Në serialin tashmë të njohur të Netflix, Ozark, Jason Bateman e luan një shpërlarës të parave që...

Posted by Shpend A. Ahmeti on Monday, October 26, 2020

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco