luteCredit e dërgon shtetin në arbitrazh, mobilizohen institucionet

luteCredit e dërgon shtetin në arbitrazh, mobilizohen institucionet

13:44, 26/10/2020

Shteti i Kosovës është dërguar edhe një herë në Arbitrazh.

Një gjë e tillë ka alarmuar institucionet e vendit.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka njoftuar se është takuar sot me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin, e në takim ka njoftuar se ka qenë i pranishëm edhe avokati i përgjithshëm i shtetit, Sami Istrefi.

Selimi ka shkruar në Facebook se e ka siguruar BQK-në se do t’i ndërmarrin hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje.

“Për këtë çështje Guvernatorin Mehmeti e sigurova që Qeveria e Kosovës, respektivisht ministria e Drejtësisë do t’i ndërmarr të gjitha hapat e nevojshëm ligjor për këtë çështje. Ministria, në këtë rast Avokati i Shtetit kërkon që sa më shpejt të merret vendimi për procedurat në mënyrë që afatet ligjore të Tribunalit të mos na ndëshkojnë. Askush nuk mund të përfitojë duke dëmtuar qytetarët, por as duke shkelur ligjin që është në fuqi”, ka shkruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco