E konfirmon Sindikata: Llogaritë e Telekomit janë bllokuar

E konfirmon Sindikata: Llogaritë e Telekomit janë bllokuar

12:23, 26/10/2020

Kryetari i Federatës Sindikale e Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj e ka konfirmuar bllokimin e llogarive bankare nga ana e kompanisë së drejtuar nga Blerim Devolli, për shkak të borxhit milionësh.

“Po, tash sa e kuptova edhe unë që na janë bllokuar llogaritë”, tha ai.

“I ka thanë dikush që I kemi 2.5 milionë euro në llogari edhe i kan blloku”, deklaroi Balaj, derisa shtoi se mund të ketë marrëveshje ndërmjet Qeverisë e Devollit për këtë borxh.

Ai e ka konfirmuar se ka pasur disa takime, e që sipas tij, marrëveshja mund të arrihet shpejt, ndonëse tha që nuk i ka informatat e sakta, për shkak se nuk është pjesë e takimeve.

Balaj ka paralajmëruar se nuk do të lejojnë “Devollin” që në vazhdimësi t’ua bllokoj llogaritë bankare, duke mos i përjashtuar as protestat e grevat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco