Borxhi ndaj Devollëve, bllokohen sërish llogaritë e Telekomit

Borxhi ndaj Devollëve, bllokohen sërish llogaritë e Telekomit

11:20, 26/10/2020 Nga Dardan Gashi

Burimet e Syri.net Kosova, tregojnë se sot janë bllokuar llogaritë e Telekomit të Kosovës si pasojë e borxhit ndaj Z-Mobile.

Kjo është hera e dytë që ndodh një gjë e tillë, pasi një bllokim i llogarive kishte ndodhur edhe me 15 korrik të këtij viti.

Para disa ditëve kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, kishte thënë se Telekomi i Kosovës i ka gjashtë muaj afat të paguajë borxhin afro 23 milionë euro ndaj Z-Mobilet, përndryshe do të bllokohen xhirollogaritë.

Ai kishte treguar se është mbajtur një takim mes Ministrisë së Ekonomisë, përfaqësuesëve të Telekomit dhe atyre të Z-Mobile. Edhe pse nuk ishte i pranishëm, Balaj tha se Qeveria dhe Telekomi kanë ofruar 250 mijë euro në muaj si ofertë për marrëveshje, por ka shtuar se kjo s’është pranuar nga Z-Mobile.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco