Mundësi e mirë për komunat që të përfitojnë nga rrjeti me 600 mijë biznese

Mundësi e mirë për komunat që të përfitojnë nga rrjeti me 600 mijë biznese

14:25, 21/10/2020
Përmes organizimit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) në bashkëpunim me EEN Kosova (Rrjeti Evropian i Ndërmarrjeve) është zhvilluar takimi i përbashkët në platformën elektronike me pjesëmarrje të Drejtorëve Komunal të Zhvillimit Ekonomik dhe Bujqësisë.
 
AKK, ka njoftuar se përmes këtij organizimi AKK-ja në bashkëpunim me EEN, kishte për synim informimin e komunave për rëndësinë e Rrjetit Evropian i Ndërmarrjeve në këshillim të sektorit privat të bizneseve që të zhvillojnë inovacionin dhe të zgjerojnë aktivitetin e tyre në tregun ndërkombëtar.
Në mënyrë që të përçohet zëri tek bizneset në komuna që të përfitojmë bashkërisht përmes shprehjeve për bashkëpunim me kompanitë e ndryshme ndërkombëtare z. Ahmet Jetullahu – Koordinator i Kosovës në EEN informoi se Republika e Kosovës është bërë pjesë e Rrjetit Evropian të Ndërmarrjeve në muajin maj të këtij viti përmes një marrëveshjeje me Agjencinë Ekzekutive për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (EASME) në kuadër të Programit COSME për vitet 2020-2021.
 
Rrjeti i Ndërmarrjeve Evropiane është një instrument kyç në strategjinë e BE-së për zhvillim ekonomik dhe punësim. Duke i mbledhur rreth 600.000 organizata biznesore, ky rrjet iu ndihmon ndërmarrjeve të vogla për të zgjeruar mundësitë të biznesit në tregun e BE-së.
Ky rrjet adreson kryesisht ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) evropiane që kërkojnë të shfrytëzojnë mundësi të reja në një treg të vetëm në vendet e BE-së dhe në vendet e tjera të botës, të shohim se ku janë bizneset në mënyrë që të përfshihen në partneritet të ndryshëm. Andaj është thelbësorë të bëhet identifikimi i atyre kompanive të cilat kanë mundësi eksporti ndërkombëtar dhe të përçohet zëri tek bizneset në komuna në mënyrë që të përfitojmë bashkërisht përmes shprehjeve për bashkëpunim me kompanitë e ndryshme evropiane.
Përfaqësuesit e Komunave u njoftuan edhe mbi procesin e anëtarësimit në këtë rrjet të ndërmarrjeve dhe mundësitë të cilat ofrohen për zhvillimin, fuqizimin dhe promovimin e tyre drejt krijimit të partneriteteve me ndërmarrje të huaja të cilat operojnë në kuadër të këtij rrjeti brenda Bashkimit Evropian dhe më gjerë.
Përmes këtij bashkë organizimi dhe bashkëpunimit biznesor, ndërmarrjet nëpër komuna do të gëzojnë mbështetje nga EEN Kosova rreth krijimit të profilit të tyre në platformën EEN, thirrjeve për grante si dhe mundësive të tjera të cilat krijohen për bizneset anëtare të këtij rrjeti si ndërkombëtarizimi, inovacioni dhe promovimi i eksportit, thuhet në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco