A do të ulen pagat në sektorin publik? Flet Avdullah Hoti

A do të ulen pagat në sektorin publik? Flet Avdullah Hoti

10:08, 21/10/2020

Tash e disa muaj, nga zyrtarë të Ministrisë së Financave është paralajmëruar ulja e pagave në sektorin publik, shkaku i situatës me pandeminë.

Por, sot në një konferencë për media, Kryeministri Avdullah Hoti, ka bërë me dije se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

“Nuk do ti prekim pagat në sektorin publik, për shkak se është ndërtuar një kornizë e qëndrueshme e buxhetit”, ka deklaruar Hoti.

Ndryshe, zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ditë më parë kishte paralajmëruar uljen e pagave në sektorin publik.

Krasniqi kishte thënë se për të shpëtuar sektorin privat në Kosovë, ai ka një ide tjetër, që nuk përjashton mundësinë e uljes së pagave në sektorin publik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco