Master plani 600 milionësh për ujitjen realizohet brenda 10 vjetesh

Master plani 600 milionësh për ujitjen realizohet brenda 10 vjetesh

14:56, 20/10/2020

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural Besian Mustafa, në regjionin e Anamoravës, ku u njoftova së afërmi nga kryetarët e Komunave dhe fermerët e kësaj ane me ecurinë e punëve dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen. 

"Takova fermerë të cilët më habitën me përkushtimin e tyre për të tejkaluar situatat e sivjeme të shkaktuara kryesisht nga pandemia Covid-19", tha Mustafa.

Ministri shtoi se ky përkushtim i tyre, po na jep edhe më shumë zell që vazhdimisht t’i përveshim mëngët dhe t'u dalim krah.

Ata i informova se, duke filluar nga kjo javë do i paguajmë dy herë subvencionet, ashtu sikurse kemi premtuar.

Gjithashtu, fermerët i njoftova edhe për Master Planin e ujitjes së tokave bujqësore, i cili kap vlerën 600 milion euro dhe do të realizohet përgjatë 10 viteve të ardhshme. Ky regjion fuqishëm do të përfitojë nga realizimi i këtij Master Plani.

Më gëzuan fjalët e mira që dëgjova për punën që po bëjmë, por më shumë më gëzuan kritikat konstruktive të cilat i dëgjova dhe të cilat po na sfidojnë që të angazhohemi përtej mundësive.

Jemi, dhe do vazhdojmë të mbetemi në shërbim të fermerit tonë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco