Kosovarëve iu shtohet edhe një vend për të kërkuar kredi

Kosovarëve iu shtohet edhe një vend për të kërkuar kredi

13:58, 20/10/2020

Bordi Ekzekutiv i Bankës Qendrore të Kosovës (BQ) ka marrë vendim përfundimtar për licencimin e “Banka Credins Kosovë”, si subjekti më i ri në tregun bankar të Kosovës. Muajin e kaluar ishte aprovuar miratimi paraprak i licencës.

Buletini Ekonomik ka siguruar vendimin e Bordit, në të cili thuhet se Banka Credins Kosovë” i ka plotësuar kriteret dhe ka paraparë të ofrojë në tregun bankar një gamë të gjerë të shërbimeve bankare bashkëkohore me kushte konkurruese. Themelues dhe aksionar i vetëm i saj është “Banka Credins Sh.A.” nga Shqipëria, e cila operon nga viti 2003 dhe është një prej bankave më të mëdha.

Kërkesa për licencim nga “Banka Credins Kosovë” e dorëzuar në Bankën Qendrore gjatë këtij viti është vlerësuar pozitivisht duke u bazuar në kërkesat e Ligjit për Bankat, Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare dhe të Rregullores për Licencimin e Bankave dhe Degëve të Bankave të Huaja.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco