LDK-ja akuzon pozitën në Ferizaj për mostransparencë në “Projektin e bashkimit të qytetit”

LDK-ja akuzon pozitën në Ferizaj për mostransparencë në “Projektin e bashkimit të qytetit”

18:15, 24/09/2020

“Projekti për bashkimin e qytetit” në Ferizaj ka përplasur opozitën dhe pozitën në këtë komunë.

Anëtari i kryesisë së degës së LDK-së në Ferizaj dhe njëherësh asamblisti, Gëzim Kokollari, ka thënë se me anë të këtij projekti përfundimisht është bërë ndarja e qytetit.

Kokollari ka thënë se LDK-ja e ka kundërshtuar këtë projekt edhe për shkak të mostransparencës.

“Që nga fillimi e kemi kundërshtuar për arsye se bashkimi i qytetit asocion një term edhe romantik, por realisht nuk e ka funksionin e bashkimit të qytetit për shkak se kjo gropë, siç e quajnë shumica e qytetarëve në Ferizaj, e ka bërë ndarjen përfundimtare të qytetit për shkak se qytetet më të zhvilluara në botë realisht kanë hekurudha dhe po ashtu kanë edhe tramvajë. Prandaj nuk do ta quaja ndarje fizike siç pretendon pushteti në Ferizaj, por arsyeja tjetër është mostransparenca në këtë projekt”, ka thënë Kokollari.

Ai thotë se që nga fillimi kanë kërkuar që ta shohin projektin në detaje dhe të dinë koston e këtij projekti.

“Asnjë informatë nuk na është dhënë”, ka thënë Kokollari. “Nuk e di në ndonjë vend në botë që ka në një kilometër hapësirë 3 nënkalime, që janë të panevojshme”.

Kokollari ka bërë të ditur se kanë kërkuar që hekurudha në qendër të qytetit të futet nën tokë.

“Kemi thirrur një seancë të jashtëzakonshme për të na sqaruar projektin, por nuk ka ndodhur pasi nuk kemi pasur kuorum”, ka thënë ai. “Grupi i LDK-së në vazhdimësi e ka kundërshtuar me faktet që i ka sjellë dhe me insistimin për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme”.

Sipas tij ky projekt tashmë ka kaluar shumën e paraparë prej 4.2 milionë euro.

“Ne nuk jemi për ta zhbërë projektin. Projekti është dhënë në një shumë prej 4.2 milionë euro ndërsa në qytet flitet se tashmë ajo shumë është kaluar shumëfish dhe investimi është shumë i madh. Tash pushteti është duke provuar që të gjejë ndonjë formë për ta mbuluar pjesën e operatorit”, ka thënë Kokollari në KTV

Ai ka thënë se dy kompanitë janë të afërta me pushtetin, derisa ka thënë se nuk e di si e kanë kaluar fazën e tenderimit, pasi nuk ka pasur detaje.

“Bashkimi i qytetit nuk ekziston, përkundrazi është bërë përfundimisht ndarja fizike e qytetit të Ferizajt, pasi hekurudha është aty ku ka qenë. Krejt gjatësia urbane e qytetit është 1 kilometër. Ky pushtet përveç që e ka bërë një projekt të madh por asnjëherë në funksion të qytetit, realisht po i fshinë edhe gjurmët e kryetarëve të kaluar. Ka qenë një nënkalim jashtëzakonisht i mirë që u ka shërbyer qytetarëve”, shprehet ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco