Nesër seanca, dy rrugë për shpëtimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Nesër seanca, dy rrugë për shpëtimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

14:28, 24/09/2020

Kryetari i Odës Ekonomike Berat Rukiqi, tha se nesër, në seancën e rradhës të Kuvendit, është në rend dite, Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike. 

Sipas tij janë veç dy rrugë për kalimin e këtij Ligji: Miratimi në lexim të parë dhe pastaj amandamentimi përmbajtësor në leximin e dytë. Dhe tërheqja e versionit aktual të ligjit nga ana e Qeverise dhe fuzionimi i dy versioneve (të pozitës dhe opozitës) në një ligj të vetëm.

Ai shtoi se nga komunikimet e këtyre ditëve me akterë të pozitës dhe opozitës, është e qartë që ka një afrim të qëndrimeve sa i përket përmbajtjes, por jo edhe formës të miratimit të ligjit. 

"Është moment vendimtar që të gjithë të reflektojne dhe perfundimisht të kemi një ligj për rimëkëmbjen ekonomike. Në këto situata, pritjet janë për një reflektim më të shpejtë dhe më të madh nga ana e Qeverisë", tha kryetari i Odës Ekonomike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco