Më 2021 pritet të ulen tarifat për sigurimin e automjeteve

Më 2021 pritet të ulen tarifat për sigurimin e automjeteve

13:40, 24/09/2020

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se nga viti i ardhëm çmimi i polisave të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, do të ulet si dhe po ashtu do të bëhet liberalizimi i tregut në këtë industri.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për medie që ka mbajtur Havolli me kryetari e Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi.

“BQK gjatë vitit të kaluar ka ndërmarrë vendimet e nevojshme që të sigurohet kompensimi i plotë i dëmeve të palëve. Kjo ka përfshirë edhe rritjen e tarifave dhe rritjen e shpenzimeve të kompanive nëpërmjet rregulloreve të BQK”.

“Gjatë këtij viti mundohemi ta arrijmë një pajtueshmëri me kërkesat rregullative. Procesi i rregullimeve të industrisë së sigurimeve BQK e ka pasur prioritet të përbashkët me institucionet financiare që çështja e kapitalizmit të zgjidhet njëherë e mirë”, citon E.O. Havollin.

Kryetari i Autoritetit Konkurrencës, Valon Prestreshi, tha se kjo i hap rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë.

“Diskutuam për çështje që po e preokupojnë qytetarin e Kosovës që ka të bëjë me sigurimin e detyrueshëm të veturave. Ne si AKK ofruam zgjidhje në këtë drejtim në të cilën bazohen në parimet e ekonomisë së tregut me konkurrencë të lirë gjë që është fazë në rregullimin e sistemit Kushtetues të Kosovës”.

“Ne si AKK dhe BQK jemi duke trajtuar këtë rast që nga viti i kaluar dhe kemi ofruar një rekomandim profesional lidhur më këtë çështje vitin e kaluar, ku kemi theksuar nevojën e liberalizimit të këtij tregu si dhe çmime të unifikuara të TPL si dhe t’i hapet rrugë presionit konkurrues ndërmjet kompanive që operojnë në Kosovë”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco