Kryeministri  u premton fermerëve dhe përpunuesve të qumështit mbështetje

Kryeministri u premton fermerëve dhe përpunuesve të qumështit mbështetje

12:42, 24/09/2020

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti pas takimit që ka mbajtur me drejtorin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Naser Krasniqi u është drejtuar mediave, me ç’rast ka njoftuar për punët, aktivitetet dhe veprimet që po ndërmerr Qeveria e Kosovës për zgjidhjen e problemit që është shkaktuar në treg me furnizimin me qumësht.

Me këtë rast, kryeministri Hoti, theksoi se është punuar shumë me Ministrinë e Tregtisë dhe me AVUK-un, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, që i ka në kompetencë Qeveria, për të përmirësuar situatën sa i përket sektorit të qumështit.

“Sektori i qumështit ka efekte multiplikuese në krejt zinxhirin e bujqësisë, andaj është tepër i rëndësishëm dhe prandaj sot kemi ftuar konferencë për media për të bërë të qartë para fermerëve dhe përpunuesve të qumështit se do të jemi afër tyre në mbështetje me të gjitha kapacitetet ligjore që i kemi në dispozicion, por sigurisht duke respektuar edhe tregun edhe konkurrencën e ligjore në treg”, tha kryeministri Hoti.

Ai tregoi lidhur me aktivitetet që po i ndërmarrin në lidhje me një problem që është shkaktuar në treg, pra furnizimi me qumësht.

Ka dy javë që prodhuesit e qumështit, fermerët kanë vështirësi në plasimin e qumështit të tyre. Gjatë këtyre ditëve kemi punuar shumë më Ministrinë e Tregtisë dhe me AVUK-un, për të ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore, që i kemi në kompetencë si Qeveri, për të përmirësuar situatën sa i përket sektorit të qumështit.
 
"Ju e dini, që ne e mbështesim dhe e subvencionojmë shumë këtë sektor për litër të qumështit, në kategori të ndryshme për cilësi të qumështit, por duket se për shkak të situatës që është krijuar në treg nga pandemia kryesisht, ka ngopje të tregut me qumësht dhe si rezultat përpunuesit e qumështit, ata që e nxjerrin qumështin në treg, e kanë të pamundshme ta shesin atë në treg dhe rrjedhimisht kanë vështirësi që të pranojnë qumësht nga fermerët", tha Hoti.

Sipas kryeministrit gjatë këtyre ditëve kanë bërë edhe analizat e nevojshme në dy fronte, përmes Ministrisë së Tregtisë me Inspektoratin e Tregut, për t’u siguruar që në treg konsumatorët e dinë çfarë blejnë, sepse ka mjaftë vërejtje që konsumatorët nuk janë të qartë në produktin që blejnë se a është me vaj palme apo është produkt me bazë qumështi.

Inspektorati i Tregut dhe Ministria e Tregtisë, por edhe ministri, sot janë në terren, për t’u siguruar që në markete kudo që shitet qumësht dhe produkte të tjera, bëhet e qartë pra që shiten në lokacione të ndryshme brenda marketeve, produktet që janë me bazë të vajit të palmës dhe produktet që kanë bazë qumështin natyror.

 Së dyti, AVUK-u është duke punuar intensivisht, duke marrë mostra në terren nëpër markete të ndryshme, për t’u siguruar që produktet që shiten e kanë përmbajtjen në bazë të etiketës. Unë e di sa problem është dhe sa vështirë e kanë sot i gjithë ky sektorë i prodhimit dhe përpunimit të qumështit. Do t’ju qëndrojmë afër duke inspektuar në mënyrë rigoroze tregun, për t’u siguruar se konsumatorët dinë çfarë blejnë, pra kur të hynë në markete këto produkte të shiten në dy lokacione të ndryshme brenda marketit dhe në të njëjtën kohë AVUK-u do të jetë shumë i angazhuar në terren për të marrë mostra gjithkund dhe për të bërë testimet e nevojshme.

Kreu i ekzekutivit shtoi se është kompetencë ligjore e AVUK-ut dhe Ministrisë së Tregtisë dhe obligim ligjor që të funksionojnë, të jenë rigoroz në terren ndaj atyre që e shkelin ligjin për mbrojtjen e konsumatorit duke mos i shitur produktet ashtu siç shkruan në etiketë.

"Po punojmë gjithashtu edhe me Ministrinë e Bujqësisë që t’ju dalim në ndihmë fermerëve dhe përpunuesve të qumështit në këtë kohë të vështirë, jo vetëm për ata, por edhe për shumicën e sektorëve në vend", tha Hoti.

Sipas tij sektori i qumështit ka efekte multiplikuese në krejt zinxhirin e bujqësisë, andaj është tepër i rëndësishëm dhe prandaj sot kemi ftuar konferencë për media për të bërë të qartë para fermerëve dhe përpunuesve të qumështit se do të jemi afër tyre në mbështetje me të gjitha kapacitetet ligjore që i kemi në dispozicion, por sigurisht duke respektuar edhe tregun edhe konkurrencën e ligjore në treg.

Ju e dini se sivjet kemi dhënë premtimin publik dhe tani jemi duke bërë përgatitjet e nevojshme për të dyfishuar subvencionimin e krejt pjesës së bujqësisë, duke ditur se edhe kjo prapë nuk e zgjidh tregun nëse nuk e tejkalojmë sa më parë këtë situatë të pandemisë nëpër të cilën po kalojmë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco