Blerim Kuçi: Nënshkruam marrëveshje që duket e thjeshtë, por me efekt të madh

Blerim Kuçi: Nënshkruam marrëveshje që duket e thjeshtë, por me efekt të madh

11:14, 24/09/2020

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit sot u nënshkrua një Marrëveshje Mirëkuptimi mes ministrisë dhe Fondacionit  Milleniumit të Kosovës.

Në këtë marrëveshje që u nënshkrua nga ministri i MEA-së, Blerim Kuçi dhe drejtori ekzekutiv i FMK-së, Petrit Selimi, parashihet që të përkrahet aktiviteti “Dig Data”, që ka të bëjë me mbledhjen e të dhënave për kualitet të ajrit.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të nxisë bashkëpunimin në zbatimin e projektit që ka për bazë Qeverisjen Transparente dhe Llogaridhënëse. Të dhënat e mbledhura për kualitetin e ajrit do të jenë transparente për publikun dhe për shfrytëzim analitik.

Sipas ministrit transparenca është një element që do të ketë rëndësi të veçantë gjatë qeverisjes së tij në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.

Gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje morri pjesë edhe Sarah Olmstead, drejtoreshë e Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (KSM/MCC) për Kosovë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco