KEDS po investon në Komunën e Podujevës mbi 1.7 milion euro në rrjetin energjetik

KEDS po investon në Komunën e Podujevës mbi 1.7 milion euro në rrjetin energjetik

10:46, 24/09/2020

Në vazhdën e takimeve zyrtare që KEDS është duke zhvilluar anekënd vendit me institucionet e nivelit lokal, drejtori për Investime i KEDS, Hasan Oz u prit në takim nga zyrtarë të lartë të Komunës së Podujevës dhe komandanti i Stacionit të Policisë së Kosovës të Podujevës. 

Gjatë këtij takimi u diskutua për investimet e KEDS që po bëhen në komunën e Podujevës, mbarëvajtjen e tyre dhe planifikimet investive për vitin e ardhshëm dhe bashkëpunimet e mëtutjeshme. 

Drejtori për Investime në KEDS, Hasan Oz tha se investimet e KEDS në Komunën e Podujevës janë duke vazhduar sipas planit dinamik të investimeve, marrë parasysh pamundësinë për të punuar gjatë pandemisë derisa shtoi se vendosja e rrjetit nëntokësorë po rrit sigurinë në komunitet dhe po mundësohet modernizimi i tërësishëm i rrjetit. 

“KEDS është duke përcjell me vëmendje të gjitha punimet që po zhvillohen nga kontraktorët tanë në Komunën e Podujevës dhe mund të them se punimet po zhvillohen do të përfundohen brenda një kohe shumë të shkurtër. Investimet që po bëhen në Komunën e Podujevës do të ofrojnë zgjidhje afat-gjate në rrjet, duke mundësuar furnizim të rregullt dhe pa ndërprerje për konsumatorët tanë. Pas përfundimit të punimeve, e gjithë infrastruktura do të kthehet në gjendjen e mëparshme apo edhe më mirë.”- tha Oz.

Tutje, ai theksoi se KEDS mbetet i përkushtuar të mbështes si Komunën ashtu edhe Policinë e Kosovës, duke qenë në vazhdimësi të koordinuar për projektet të cilat afektojnë asetet e tyre. 

“KEDS para cdo fillimi të projekti, koordinohet me të gjitha palët e interesit, duke përfshirë këtu edhe Policinë e Kosovës për të siguruar mbarëvajtje të projekteve investive. Ne cdoherë kemi pasur bashkëpunim të mirë me Policinë e Kosovës në projektet tona, andaj edhe ne jemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me ta në projekte të përbashkëta”- përfundoi Hasan Oz, Drejtor për Investime në KEDS.

Drejtori i Urbanizmit i Komunës së Podujevës, Hamdi Jaha u shpreh i kënaqur me investimet e KEDS në këtë komunë, duke i vlerësuar ato si shumë të rëndësishme për qytetarët. “KEDS në vazhdimësi ka përkrahur Komunën e Podujevës përmes projekteve investive, për cka jemi falenderues si Komunë. Këto investime, po mundësojnë që të reduktohen maksimalisht ndërprerjet e energjisë elektrike derisa vendosja e rrjetit nëntokësorë në qytet, po rrit sigurinë dhe po ndryshon pamjen e qytetit tonë”-potencoi Jaha. 

KEDS gjatë këtij viti, në Komunën e Podujevës është duke investuar mbi 1.7 milion euro në rrjetin energjetik ku nga ky investim do të përfitojnë mbi 10 mijë qytetarë. Në 4 vitet e fundit, kompania në këtë qytet ka investuar rreth 12 milion euro në 104 projekte investive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco