Prapë po flitet për Brezovicën...

Prapë po flitet për Brezovicën...

15:27, 23/09/2020

Këto ditë sërish opinioni po vërshohet me propagandë lidhur me të ardhmen e Brezovicës. Po thuhet: do të vijnë amerikanët dhe do të hapin vende të punës. Do bëhet mrekulli. Miliona e miliarda do të rrjedhin. Plus nëpër çdo përroskë do rrjedhë mjaltë e qumësht, tha analisti Enver Robelli.

Sipas tij nëse këqyrim në retorspektivë, atëherë këso premtimesh gjejmë edhe në vitin 2014.

Ai shtoi se më 24 mars 2014 Hashim Thaçi thoshte: Tani ne do të ndërtojmë qendrën më të mirë turistike. Projekti Brezovica do t’i krijojë 4000 vende pune për qytetarët e Kosovës.

Hykmete Bajrami e LDK-së thoshte: Kemi një investim shumë serioz. Parashihen të investohen 409 milionë euro. 165 milionë janë paraparë të investohen në 3 vitet e para.

Isa Mustafa (shef i LDK-së): Kjo flet se ne ngadalë po fitojmë besimin e investitorëve të jashtëm.
Ndërkohë çka ka ndodhur? kallxo.com në vitin 2017 ka bërë një hulumtim dhe ka arritur në këtë përfundim: "Qendra (e skijmit) e Brezovicës nuk është bërë. Nuk janë investuar 400 milionë euro dhe as nuk janë krijuar 4 mijë vende të reja të punës. 

"Investime simbolike në Brezovicë ka bërë vetëm Serbia. Investitori ka dalë joserioz. Ai ishte kërcënuar nga Beogradi dhe nuk ishte mbrojtur nga Qeveria e Kosovës. Mjetet e investuara në këtë projekt, konferencat me investitorë nëpër vende të ndryshme kanë shkuar huq", tha Robelli.

Ndoshta tani ka ndonjë plan që në Brezovicë të investohet bashkë me Serbinë. Skiatorët nga Subotica do të vijnë me avionin Beograd-Prishtinë, ata nga Nishi do të vijnë me vetura nëpër "Autostradën e Paqes", ndërsa skiatorët nga Mitrovica e Veriut do të kujdesen për pjekjen dhe kontrabandimin e rakisë. 4000 vende të punës, jobs, miliarda, miliona, 3000 vende të punës... Edhe viti 2020 i ngjan vitit 2014.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco