Projekti i GIZ-it identifikon pronësinë në 100 hektarë në Mitrovicë

Projekti i GIZ-it identifikon pronësinë në 100 hektarë në Mitrovicë

15:21, 23/09/2020

Drejtori për Bujqësi, Ekrem Sadiku, së bashku me drejtorin për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Hysen Muzliukaj, dhe zyrtarë komunal nga kjo drejtori, sot kanë pritur në një takim këshilltaren për ndërveprim me komunitet dhe për rregullim të tokës, nga GIZ-i Gjerman, Vjollca Limani-Xhemaj, shefin e Divizionit për Shfrytëzimin e Tokave nga Ministria e Bujqësisë, Idriz Gashi, si dhe këshilltaren në SPLM, Adelina Berisha.

Qëllimi i këtij takimi ishte të prezantohej projekti i financuar nga qeveria gjermane "Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës (2019-2021) në Kosovë", dhe i implementuar nga GIZ-i Gjerman dhe Qeveria e Kosovës që ka për synim të përmirësojë kapacitetet në fushën e planifikimit hapësinor dhe të menaxhimit të tokës në nivel lokal dhe qendror në Kosovë.

Përmes këtij projekti komunave të përzgjedhura do t’u mundësohet zhvillimi i kornizës ligjore për rregullim të tokës që do të ofronte zgjidhje adekuate për kontekstin, duke mundësuar kështu trajtimin e çështjeve pronësore.

Në këtë projekt ka aplikuar edhe Komuna e Mitrovicës, e cila ka katër zona me komasacion Frashër, Vinarc, Kçiq i Madh dhe Koshtovë, ku projekti në fjalë do të mbështes në identifikimin e pronësisë së tokës në kuadër të një zone (afërsisht 100 ha) në territorin e komunës.

Ky ka qenë takimi i parë i mbajtur në mes këtyre akterëve, të cilët u dakorduan që të mbeten në kontakt të vazhdueshëm deri sa të realizohet projekti i tillë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Më të lexuarat
Denonco