Pandemia 'nxit' afera të reja korruptive

Pandemia 'nxit' afera të reja korruptive

15:17, 23/09/2020

Banka Botërore në Kosovë thotë se pandemia COVID-19 ka sjellë një nivel të lartë shpenzimesh të një natyre të jashtëzakonshme nga ana e qeverive, ndonjëherë pa qenë objekt i kontrolleve normale.

Sipas BB, shpejtësia është e kuptueshme, por pa masat e duhura të kontrollit, kjo i ekspozon qeveritë ndaj një larmie rreziqesh nga korrupsioni, të cilat mund ta cenojnë efektivitetin e përgjigjeve të tyre.

Për të nxitur një llogaridhënie më të madhe, raporti i ri i Bankës Botërore, i titulluar “Rritja e efektivitetit dhe transparencës së qeverisjes: Lufta kundër korrupsionit”, u bën thirrje qeverive të shpjegojnë qartë veprimet e tyre, të zbatojnë rregullat, të trajtojnë shkeljet dhe të korrigjojnë problemet sa më shpejt dhe me transparencë.


"Në kohën kur vendet po nisen rrugës për një rimëkëmbje më të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, përdorimi më i kujdesshëm e transparent i burimeve të kufizuara ka rëndësi kritike” – t “Progresi mund të arrihet në çdo mjedis dhe ne jemi të angazhuar për të punuar nga afër me partnerët tanë në qeveri, në shoqërinë civile dhe në sektorin privat për t’i dhënë zgjidhje korrupsionit dhe pasojave të tij gërryese, Tha Mari Pangestu, Administratore e Bankës Botërore. 


Raporti mbulon pesë fusha tematike: prokurimet publike, infrastruktura, ndërmarrjet shtetërore, administrata doganore dhe realizimi i shërbimeve, si edhe tema ndërsektoriale, të tilla si nismat e qeverisjes së hapur dhe GovTech, me raste studimore të përdorura si shembuj nga mbarë bota, thuhet në njoftim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco