Zotimi i Hotit/ 1 miliard investime, për 5 vjet mijëra vende pune

Zotimi i Hotit/ 1 miliard investime, për 5 vjet mijëra vende pune

15:07, 23/09/2020

Kryeministri Avdullah Hoti, tha se Qeveria është duke punuar në rishikimin e masave anti-Covid.

Kreu i ekzekutivit pas takimit me krerët e odave ekonomike, u shpreh i lumtur që gjatë së martës nuk kishte asnjë rast të vdekjeve nga Coronavirusi.

Kur foli për punën e Qeverisë ai tha se po kryejnë detyrat me përkushtim maksimal, duke shtuar se i kanë 60 vota në Kuvend dhe që në seancë e radhës do t’i kalojnë të gjitha ligjet që s’janë miratuar.


“Besoj se është krijuar momentum i ri në zhvillimet politike, e në veçanti me nënshkrimin e Marrëveshjes. Procesi i rimëkëmbjes ekonomike ishte temë kryesore”, ka bërë të ditur ai.

Hoti njëkohësisht ka përsëritur kërkesën për miratimin e Pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Në Kuvend është Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike, është vitale që përmes këtij ligji të ndihmohen bizneset. Lus grupet parlamentare që ta mbështesin këtë ligj, sepse u mundëson bizneseve e qytetarëve që t’i kenë në dispozicion rreth 700 milionë euro”, ka thënë ai.

Rukiqi ndërkaq ka përmendur rënien e madhe të qarkullimit të biznesit.

“Rënia e qarkullimit të biznesit është rreth 1 miliard euro Është urgjente të kemi legjislacion dhe mekanizma të rikthehemi në binarë. Diskutuam edhe për mundëisnë e shfrytëzimit të momentumit nga marrëveshja e arritur Washington. Interesi jonë është të kemi sa më shumë projekt”, ka thënë ai.

Ndërkohë Arian Zeka ka shprehur besimin tek kapacitetet për përballjen me gjendjen.

“Pandemia ka pasur ndikim negativ te sektori privat e bizneset në përgjithësi. Ka dashur fati të kemi zhvillime tjera, si Marrëveshja në Washington. Besojmë se kemi kapacitete të mjaftueshme për të punuar që efektet në ekonomi të jenë të mira”, ka thënë Zeka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco