Skandaloze/ 60 fabrika të përpunimit të mishit në Kosovë nuk i nënshtrohen kontrolleve të AUV-it

Skandaloze/ 60 fabrika të përpunimit të mishit në Kosovë nuk i nënshtrohen kontrolleve të AUV-it

12:09, 23/09/2020

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë dyshime në cilësinë e ushqimit, ndërsa ata të Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit vazhdimisht garantojnë se produktet e importuara janë të sigurta.

Por, në Kosovë janë 60 fabrika të përpunimit të mishit, të cila nuk kontrollohen fare nga inspektorët e Agjencisë dhe Veterinës.

Kjo e dhënë vjen nga raporti i Auditorit per Agjencine e Ushqimit dhe Veterinarise, i vitit 2019

Sipas auditorit, kontrollet kryhen vetëm me rastin e licencimit të fabrikave. 

Pjesë nga raporti: 

"Pjesë e aktiviteteve të DShP-së (AUV) të parapara në planin vjetor është edhe vlerësimi i Praktikave të Mira të Higjienës, procedurave të vetë-kontrollit dhe parimeve. Përveç planit vjetor nuk kemi gjetur ndonjë plan të detajuar mujor për aktivitete të tilla. Kjo duke marr parasysh që vetëm për sektorin e përpunimit të mishit janë mbi 60 fabrika. Në përgjithësi në bazë të dosjeve të përzgjedhura mostër të kompanive të përpunimit të mishit nuk kemi vërejtur edhe ndonjë aktivitet të kontrollit nga DShP-ja dhe nuk është kërkuar nga DI-ja për angazhimin e DShP-së pasi që në bazë të planit ky aktivitet ndodhë vetëm nëse kërkohet. DShP-ja ka qenë e përfshirë vetëm kur ka ndodhur aprovimi apo licencimi i tyre".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco