1600 kompani të industrisë së drurit shënuan rënie 40 për qind, akuza ndaj qeverisë

1600 kompani të industrisë së drurit shënuan rënie 40 për qind, akuza ndaj qeverisë

10:42, 23/09/2020

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës, tregon kompanit e drurit shënuan rënje 40% të qarkullimit në vend dhe rënje eksporti 30% . Numri i puntorëve deri në fund të vitit do të ketë rënje 20%.

Sipas tyre faktet flasin vet: Përkrahje institucionale 0%, llafe dhe gafa me bollëk!

Çfarë ndodhi?  Pagat e puntorëve 25% të mbështetura nga Qeveria muajin e parë. Muaji i dytë as mos e provo se dështon me vonesa e kohëzgjatje të jashtezakonshme.

"Qeveria dëshmon se s'ka as iden më të vogël të një menagjimi të situatave në kohë krize e nevoje. 
Qeveria e Kosovës, dështim total në rimëkëmbjen ekonomike. Pozita e opozita përcaktojnë këtë tani", thonë nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
 
Ata i bëjnë thirrje të gjithë prodhuesve e shitësve, ta përcjellin situatat dhe mendoni njehere e mire qe vota juaj,nuk duhet te humbas ne baze te emocioneve me !por te shkoje aty ku e ka vendin ,per ata kandidate qe mbrojne interesin tuaj.

"Suksese heronjeve tane qe mbajne fabrika e puntore ne kete kohe, qe zeri i tyre e fjalet e tyre jane te pakta e me pune shume. Uroje qe sukseset e juaja dhe lufta juaj per rimekembje te fitohet me punen tuaj, pa pasur nevojen me te vogel per zgjatjen e duarve karshi shtetit te Kosoves,i cili ende eshte ne fazen e mesimit dhe praktikante ne pervoje."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco