Ja skema se si do t'i ndihmojë shteti kompanitë me anë të kredive

Ja skema se si do t'i ndihmojë shteti kompanitë me anë të kredive

14:16, 18/09/2020

Shteti do të garantojë që kompanitë të jenë në gjendje të marrin kredi komerciale në banka më lehtë. Skema shtetërore e garancisë duhet të fillojë deri në fund të vitit, paralajmëroi ministri i Financave Fatmir Besimi në takimin me biznesmenët në Economic Chamber of Macedonia Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Siç është njoftuar FB e Ministrisë së Financave me 10 milionë euro garanci shtetërorë do të sigurohet shumë disafish më e lartë kredie, hua për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Skema e garancionit do të shkojë përmes Bankës për Zhvillim, ndërsa mjetet do të plasohen përmes bankave komerciale.

Besimi theksoi se me këtë masë do të përmirësohet likuiditeti i kompanive, do të lehtësohet mundësia që kompanitë t’i realizojnë aktivitet në vijim, në të cilat do të nxitet aktivitet investuese, e cila është thelbësore për lëvizjen dhe revitalizimin e ekonomisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco