Prokurimi qindra milionësh, kompanitë vendore duan favorizim në tenderët publike

Prokurimi qindra milionësh, kompanitë vendore duan favorizim në tenderët publike

14:08, 18/09/2020

Klubi i Prodhuesve së bashku disa kompani të tjera vendore po kërkojnë të behën ndryshime në ligjin për prokurim publike.

Arsyeja pse po kërkojnë këto ndryshime vjen pasi prodhuesit vendorë janë duke u përballur më vështirësi të shumta shkaku i pandemisë, prandaj dhe duan favorizime në tenderët publikë – shkruan Syri.net Kosova

“Kjo kërkesë vjen kur shumë prodhues vendorë janë duke u përballur me vështirësi të shumta shkaku i pandemisë, për këtë arsye kërkohet ndryshimi i ligjit të prokurimit, në mënyrë që në procedurat e tenderimit për produkte dhe shërbime, të ju jepet përparësi kompanive vendore”.

“Kjo kërkesë për të ju dhënë përparësi kompanive vendore prodhuese apo shërbyese, kërkohet të bëhet përmes ndryshimit të ligjit aktual për prokurim publik apo përmes një vendimi të veçantë qeveritar.”

Tutje në njoftimin e Klubit të Prodhuesve thuhet se kërkesa ka një bazë pasi një pjesë e konsiderueshme e buxheti të shtetit shpenzohet përmes prokurimit publike dhe nëse kompanitë vendore favorizohen do kishte ndikim pozitiv për ruajtën e vendeve të punës.

"Një kërkesë e tillë vjen kur dihet që një pjesë e konsiderueshme e buxhetit te shtetit shpenzohet përmes prokurimit publik , nëse do i jepej përparësi kompanive vendore do të kishte ndikim pozitiv ne ruajtjen e vendeve të punës, sidomos pas problemeve që pandemia COVID ka shkaktuar".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco